Ja në çfarë ore është funerali i Mbretëreshës

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II që vdiq më 8 shtator do të mbahet të hënën më 19 shtator në orën 11:00.

Ajo do të mbahet në Westminster Abbey në Londër, kisha historike ku kurorëzohen mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë.

Ceremonia pritet të mbyllet pak para mesditës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Do të mbahen edhe dy minuta heshtje kombëtare.

Deri në fund të ditës së varrimit, do të përfundojë edhe periudha e zisë kombëtare që zgjati 17 ditë.

Në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme