Bashkimi Evropian ende nuk i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në kërkesën për t’i mbuluar humbjet e energjisë në veri të vendit derisa të gjendet një zgjidhje për marrëveshjen për energji që mbahet e bllokuar nga ana e Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.
Në kërkesën e dërguar nga MZHE-ja janë përfshirë kostoja financiare e KOSTT-it për katër muajt e ardhshëm për të mbuluar humbjet në atë pjesë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë për gazetën se janë në pritje të një përgjigjeje nga ana e BE-së dhe se janë njoftuar se kërkesa është duke u shqyrtuar.