Sheqeri dhe acidet në ushqime shkaktojnë prishje dhe rënie të dhëmbëve, fazë e cila nis që në fëmijëri të hershme.
Zhvillimi kariesit dentar varet nga ndërlidhja midis sipërfaqes së dhëmbit, karbohidrateve dhe sheqernave në ushqime dhe baktereve të veçanta orale, transmeton Klan Kosova.
Acidet organike që prodhohen nga fermentimi bakterial i karbohidrateve me ushqime pakësojnë pehashin e pllakës dentare. Shfaqjet fillestare të lezionit karioz duken si një njollë opake, ngjyrë qumështi në zmalt dhe me humbjen progresive të mineralit të dhëmbit shfaqet kaviteti. Një grup mikroorganizmash janë të shoqëruara më zhvillimin e kariesit dentar, ku më i shpeshti është “streptokoku mutans”. Këto baktere kanë aftësinë që ngjiten tek zmalti prodhojnë acid me shumicë dhe t’i mbijetojnë pehashit të ulët.
Ndërsa sipërfaqja e zmaltit krijon kavitete, baktere të tjera orale që kolonizojnë dhëmbin dhe më tej shtojnë demineralizimin. Kështu, demineralizimi nga prodhimi bakterial acid varet nga shpeshtësia e marrjes së karbohidrateve dhe lloji i karbohidratit. Mundësia për zhvillimin e kariesit dhe dëmtimin e dhëmbëve shtohet nga përdorimi i biberonëve, e cila nëse konsumohet në vazhdimësi për kohë të gjatë, ose kur fëmija pushon në shtrat.
Po ashtu, edhe karamelet ngjitëse që mbahen në gojë për periudha të gjata shtojnë rrezikun e zhvillimit të kariesit. Kariesi më i përhapur në foshnjat dhe fëmijët më të vegjël njihet si kariesi i fëmijërisë së hershme, ose nga shishja me biberon. Pakësimi, ose evitimi i ushqimeve dhe pijeve me këto përmbajtje, mbron dhëmbët e fëmijës nga prishja dhe rënia.
Nëse fëmija nuk e ndalon vetë, zakoni i përdorimit të biberonit duhet dekurajuar mbas moshës 3 vjeç sepse shkakton probleme me dhëmbët dhe zhvillimin e nofullës së fëmijës. Asnjëherë mos e lini një foshnje të pa kontrolluar me një biberon në gojë, ose mos e leni të flejë me biberon në gojë, shkruan gazeta Dita.