Bashkimi Evropian i ka dhënë ultimatum palës serbe që të deklarohet nëse e pranon apo jo propozim marrëveshjen për telekomunikacionin me Kosovën, të arritur në Bruksel.
Kështu ka shkruar gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, e cila ka shkruar se shteti serb duhet të heqë dorë nga pasuria e Telekomit, “në krahinën tonë jugore dhe që shqiptarëve tu lihet çdo gjë që është investuar gjatë kohës”.
Në anën tjetër kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq është shprehur se vendi i tij do të marrë vendim i cili përputhet me interesin e shtetit, por ka pranuar se refuzimi i kësaj marrëveshje do të ndikojë në integrimet evropiane të Serbisë.
“Nëse refuzojmë , nuk do të na i hapin negociatat” është shprehur Vuçiq.