Jaffa Champion bashkë me Komunën e Prishtinës organizon event për 1 Qershorin

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Brendi i njohur i lëngjeve bio nga natyra, i është bashkangjitur vargut të madh të aktiviteteve që do të organizohen nga Komuna e Pirshtinës për 1 Qershor- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Muzikë e lojëra të ndryshme nga maskotat tona, pikturim të fytyrës, e shpërndarje të produkteve falas,  janë disa nga aktivitetet që do të ju presin tek këndi i Jaffa Champion, të cilin do ta gjeni në sheshin ¨Zahir Pajaziti¨ në Prishtinë, nga ora 14.00-18.00.

‘Bashkë, për ditën tonë’ organizohet edhe në dy qendra tregtare: Albi Mall (Prishtinë) dhe në ETC (Fushë Kosovë).

Ejani dhe na vizitoni në këndin e Jaffa Champion.

Bashkë festojmë çdo festë!

Të ngjashme