Jaffa Champion dhe Komuna e Prishtinës organizojnë aktivitete argëtuese për fëmijë

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Me rast të ditës së fëmijëve Jaffa Champion u bashkangjit në eventin e organizuar nga Komuna e Prishtinës, “Prishta Feston”. Këto të fundit po organizojnë aktivitete të ndryshme argëtuese për fëmijët që përfshijnë lojëra, këngë, dhurata, shoqëri dhe shumë tjera nga data 01.06.2019 deri me 03.06.2019.

“Dhurata më e mirë e natyrës janë fëmijët, le t’i gëzojmë ata siç ata bëjnë me ne çdo ditë.

Merrini fëmijët tuaj, organizohuni me kopshtet tuaja apo me shoqet/shokët e vegjël të lagjes…ejani në sheshet e Prishtinës dhe kaloni ditën tuaj në mënyrën më të mirë të mundur”, i njofton Jaffa qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme