Jahjaga e Reçica informohen për njohjen dhe verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 10:16 | Nga Alban Begolli

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, po mbanë një takim të mbyllur për medie, në të cilën po merr pjesë ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Në takim pritet të diskutohet për punën e këtij komisioni që e ka bërë deri më tani në lidhje me personat e dhunuar gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Në prill të vitit 2017 është formuar Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Komisioni i përbërë nga 9 anëtarë konstaton statusin e personave të dhunuar gjatë luftës, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me rregulloren e punës.

Ky komision ishte paraparë të themelohet që në vitin 2014.

Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999 janë dhunuar rreth 20 mijë gra kosovare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme