Jahjaga: Gratë dhe vajzat tona po i thyejnë barrierat gjinore

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Ndërmarrëse, ish-presidentja e Kosovë, Atifete Jahjaga, ka takuar Aida Sopin, ndërmarrëse në Digital Marketing.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga, ka thënë se ndjehet e kënaqur kur sheh të rinjtë, pasionin e grave dhe vajzave për të thyer barriera gjinore në industri të dominuara nga burrat.

“Takova një vajzë të re dhe shumë entuziaste Aida Sopi, e cila në një moshë shumë të re ka hyrë në tregun e punës, përkatësisht në industrinë e marketingut digjital”.

“Është kënaqësi të shohësh potencialin e rinisë tonë dhe pasionin e grave dhe vajzave për të thyer barriera gjinore në industri të dominuara nga burrat”, ka shkruar Jahjaga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme