Në mesin e emrave që mund të jenë të akuzuar potencialë nga Gjykata Speciale, është edhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi.
Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Nasim Haradinaj.
Krasniqi tha për Klan Kosova se nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga kjo gjykatë.
“Unë përpos që jam intervistuar nga Dhomat e Specializuar dhe jam mbrojtur në heshtje, asgjë zyrtare nuk kam pranuar. Tani jam duke e shkruar një libër për Specialen ku do të bëj të ditur aty se çka po ndodhë në lidhje me publikimin e aktakuzave”.