Jakupi i AAK-së: Në qeverisjen time synoj që ta fuqizojë rolin e gruas në Kamenicë

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 23:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Faton Jakupi ka thënë se gratë janë kontribuese dhe faktor i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë të komunës së Kamenicës.

“Në listën e AAK-së për zgjedhjet e 17 tetorit gjenden emra të spikatur të grave të cilat kanë arritur në profesionin e tyre dhe duan që të japin kontributin e tyre edhe në mirëqeverisjen e komunës”.

Tutje, Jakupi theksoi se gjysma e listës së AAK-së për Dardanën janë gra, duke shtuar se kështu do të jetë edhe në qeverisjen e tij 4 vjeçare.

“Sonte në një takim me gratë e vyeshme të AAK-së biseduam për problemet që përballen gratë e komunës sonë dhe planet tona për fuqizimin e gruas në vendimarrje”. Bashkë dhe ndershëm!

121

Të ngjashme