Arijanit Jakupi, Kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, është shprehur se Kosova ka pasur një udhëzim administrativ me të cilin nuk janë specifikuar detajet e ardhjes së medikamenteve, si vaksina kundër koronavirusit.
“Në rastin e vaksinave, produkteve biologjike, onkologjike, ka pasur një dispozitë që ka përcaktuar që barnat e tilla para se të vijnë në Kosovë duhet të kenë regjistrim të plotë në Agjencinë Evropiane të Barnave”, ka thënë Jakupi, transmeton KlanKosova.tv.
Jakupi është shprehur se nënshkrimi i udhëzimit administrativ nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka hapur rrugë sjelljes së vaksinave, kur ato nuk janë donacione.
“Ka qenë shumë e vështirë, pothuajse e pamundur që të mundësohej hyrja e vaksinave në Kosovë. Nuk ka pasur hapësirë tjetër, përveç në raste të donacioneve”.
“Udhëzimi administrativ i ka hapur rrugë të regjistrimit, autorizimit dhe importit të tyre [vaksinave] në Kosovë”.