James: Basketbolli nuk e ndjenë mungesën e Trumpit

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Superylli i LA Lakersit, LeBron James, ka thënë se basketbolli nuk do të ndjejë mungesën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Trump ka thënë se nuk shikon ndeshjet e NBA-së pas protestave që po bëhen në to për drejtësi sociale. Trump ka akuzuar lojtarët për “mosrespekt”, pasi ata po ulen në gjunjë gjatë himnit nacional.

“Unë vërtetë nuk besoj se komuniteti i basketbollit është i trishtuar për këtë. Mund të flasë për të gjithë ata që e duan lojën dhe ne nuk jemi fare të shqetësuar”, ka thënë James, raporton BBC.

James, fitues i katërfishtë i MVP-së në NBA, ka thënë se tifozët e sportit vlerësojnë qëndrimin e lojtarëve ndaj çështjeve sociale e politike.

“Loja jonë e basketbollit është në pozitë shumë të bukur dhe ne kemi adhurues nga mbarë bota. Adhuruesit tanë duan dhe respektojnë atë që po mundohemi t’i sjellim lojës”, ka thënë James.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme