LeBron James dhe Lonzo Ball arritën të realizonin “triple-double”, ndërsa udhëhoqën LA Lakersin drejt fitores 128:100 të shtunën mbrëma në udhëtim ndaj Charlottes. Ishte fitorja e tretë e Lakersit në katër ndeshjet e fundit.
James realizoi 24 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, ndërsa Ball kishte 16 pikë, 10 kërcime e 10 asistime. Është vetëm hera e dytë që dy lojtarë të Lakersit shënojnë “triple-double” në të njëjtën ndeshje. Së fundi e kishin arritur këtë Magic Johnson e Kareem Abdul-Jabbar më 22 janar të të vitit 1982, shkruan sot Koha Ditore.
James ka vazhduar dominimin në ndeshjet e tij ndaj Charlottes. Në 28 ndeshjet e fundit ka 27 fitore e vetëm një humbje.
Ai ishte i pandalshëm në depërtime, duke ndihmuar Lakersin në një seri 40:17 në çerekun e tretë ndaj Hornetsit, duke krijuar epërsi deri në 30 pikë. Ai nuk luajti fare në çerekun e katërt. James ka realizuar dyshifrorin