Jan Palokaj, lojtari i radhës që rinovon kontratën me Prishtinën

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Prishtina ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën e Jan Palokajt.

Basketbollisti 21 vjeçar vendor, vazhdon me skuadrën kryeqytetase edhe për sezonin 2022/23, transmeton Klankosova.tv.

Në sezonin e kaluar me Prishtinën luajti me mesatare prej 10 pikë, 4 asiste dhe 4 kërcime për ndeshje në Superligën e Kosovës dhe BIBL.

Jani sezonin e kaluar u transferua nga klubi i madh kroat Zara si talent me potencial dhe i cili vazhdon të jetë premtues.

Prishtina gjithashtu ka vazhduar kontratën e Jetmir dhe Lejson Zeqirit.

Të ngjashme