Këngëtarja Semi Jaupaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Ajo mori gjithashtu vëmendje edhe me këngët që publikoi. Një ndër këngët që publiku u dashurua menjëherë ishte pikërisht ‘All your lovin’ në bashkëpunim me Ron.
Por jo vetëm kaq pasi dyshja u përfolën gjerë e gjatë për një marrëdhënie dashurie. Por si qëndron e vërteta?.
Prive ka zbuluar se dyshja janë vetëm miq tashmë dhe sipas tyre, raporti i ndërtuar ‘blic’ ka përfunduar me kaq.
“Semi dhe Roni, vetëm shokë? E vërtetë… Ndjenja s’ka avancuar tutje. Burime të Prive kanë precizuar se raporti ndërtuar ‘blic’ ka përfunduar me kaq. Dyshja kanë zgjedhur që të mbesin miq të mirë me njëri-tjetrin. Më shumë, jo”, thuhet në insertin e Prive.
Kujtojmë se “Express Rozë” kishte publikuar disa pamje të Ronit dhe Semit ku shiheshin shumë pranë njëri-tjetrit në një festival në Shqipëri, teksa bëjmë me dije se kjo e fundit ka qenë në një marrëdhënie dashurie disa vjeçare me këngëtarin Bojken Lako.
Ajo gjatë “BBV” foli shumë për Bojkenin duke thënë: “Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”.
Jo vetëm kaq por më herët ajo ka thënë se shumë e pyesin nëse kishte ndonjë shans që të rikthehej me Bojkenin.
“Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i thoja jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite”.