Januzi: Ndërrimi i parë i minatorëve kanë grevuar si pasojë e mosekzekutimit të pagës

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 15:46 | Nga Valmire Abdullahu

Kryesindikalisti i minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi në një përgjigjie me shkrim për Ekonomia Online, ka thënë se ndërrimi i parë i minatorëve të Ndërmarrjes “Trepça”, kanë grevuar si pasojë e mosekzekutimit të pagës së muajit prill.

Ai ka shtuar se minatorët nuk kanë pranuar të punojnë pa paga dhe në mungesë të shujtës ditore.

Januzi ka bërë të ditur se pjesa tjetër e minatorëve, ndërrimi të dytë, nuk ka vendosur ende nëse do të mbajnë grevë.

“Pagat nuk janë realizuar për muajin prill, dhe minatorët nuk kanë pranu me punu pa paga, gjithashtu në mungesën e shujtës ditore. Ndërrimi i parë ka grevu, ndërsa ndërrimi dytë pritet me pa çka vendosin”.

Të ngjashme