Japin dorëheqje edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveçanit

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Dorëheqje këtë mëngjes kanë dhënë edhe kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Pak më parë u raportua edhe për dorëheqjen e Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiq nga posti i ministrit.

Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme