Japonezët zgjasin pushimet për Vitin e Ri për shkak të pandemisë

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme.

Për këtë po mendon qeveria japoneze përmes ministrit të ngarkuar për menaxhimin e urgjencës Covid-19, Yasutoshi Nishimura, i cili nxiti ndërmarrjet në vend të zgjasin së paku një javë pushimet e fundvitit për të kufizuar përhapjen e virusit.

Bazuar në indikacionet e reja, të cilat janë të pashembullta tradicionalisht dhe jo shumë bujare për sistemin japonez të punës, punonjësit, në vend që të kthehen në punë më 4 janar, do të duhet të zgjasin pushimet e tyre deri më 12 janar.

Viti i Ri në Japoni është festa më e madhe publike.

Qeveria po shqyrton gjithashtu mënyra për të shmangur tubimet në vizitat e zakonshme në tempujt Shinto gjatë natës së 31 dhjetorit.

Deri më sot Japonia ka 96 500 raste në të gjithë vendin dhe 1 700 vdekje.

Megjithëse vendi duket se ka arritur të zvogëlojë ndjeshëm javët e fundit transmetimin e virusit, ekspertët nuk përjashtojnë një kthesë të re të infeksionit. / ANSA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme