Pas katër vjetësh Kolumbia e Japonia po përgatiten për një përballje tjetër në skenën më të madhe të futbollit.
Më 24 qershor të vitit 2014, kolumbianët “ndezën motorët” dhe arritën te fitorja impresive me shifrat 4:1 ndaj Japonisë në Brazil, shkruan Koha Ditore.
Dy ekipet tani takohen në kuadër të Grupit H në Rusia 2018. Mbetet të shihet cili do të jetë rezultati.
Kur Kolumbia u kthye në Kupë të Botës në Brazil 2014, pasi mungoi në tre turne rresht, ajo fitoi zemrat e njerëzve me paraqitjet trimëruese. E udhëhequr nga ylli në ngritje James Rodriguez, Kolumbia shfaqi futbolll cilësor që e dërgoi në çerekfinale për herë të parë. Në atë fazë pësoi 2:1 nga Brazili në një ndeshje të fortë.