Japonia goditet nga një tërmet prej 6.2 ballësh

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 6.2 shkallë Rihter ka tronditur prefekturën Chiba në Japoninë lindore.

Siç njofton agjencia meteorologjike e vendit, tërmeti ka ndodhur rreth orës 4:47 sipas kohës lokale në bregdet.

Epiqendra e saj ishte në një thellësi prej 30 kilometrash dhe është ndjerë edhe në qytetet fqinje.

Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë pjesët qendrore dhe verilindore të vendit.

Pas tërmetit nuk është lëshuar alarm për cunami. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme