Dhoma e Ulët e parlamentit në Japoni ka miratuar një projektligj, i cili lejon perandorin Akihito të heqë dorë nga ky post.
Japonia nuk ka pasur një ligj specifik për t’u përballur me vendimin e 83 vjeçarit, Akihito, për largimin nga froni pas tri dekadave.
Akihito, i cili është mjaft popullor në Japoni, befasoi të gjithë vitin e kaluar kur mori vendim që me dëshirë t’ia dorëzonte kurorën, djalit të tij të madh, Princit Naruhito. Ai i mori këtë vendim për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.
Ky projektligj pritet të miratohet javën e ardhshme, raporton REL.
Herën e fundit kur Japonia është përballur me tërheqje nga froni të një perandori, ka qenë para më shumë se 200 vitesh.