Autoritetet japoneze do të porosisin 100 avionë të tjerë luftarakë më modern të SHBA-së F-35.
Gazeta “Nikkei Asian Review” raporton se Tokio zyrtare synon të blejë avionët e rinj amerikanë për t’iu kundërpërgjigjur modernizmit të forcave të armatosura që zbaton Kina.
Burimi i njëjtë raporton se qeveria japoneze nga mesi i dhjetorit pritet të miratojë programin e forcimit të mbrojtjes kombëtare, në kuadër të së cilës është edhe neni për blerjen e avonëve luftarakë shumëdimenisonal F-35.
Më herët qeveria japoneze publikoi planin që në 4 vitet e ardhshme të blejë 42 avionë F-35 të serisë A.
Në kuadër të planit të rishikuar Japonia do të porosisë 100 avionë shtesë F-35 të serisë A dhe B.
Ky plan do t’i kushtojë Japonisë një trilion hua shtesë apo rreth 9 miliardë dollarë.
Aktualisht forcat ajrore japoneze në inventarin e saj kanë rreth 200 avionë amerikanë F-15.
Ekspertët ushtarakë parashikojnë se Kina deri në vitin 2030 në inventarin e saj ushtarak do të ketë mbi 250 avionë luftarakë të gjeneratës së pestë, ndërsa ka dhe prodhimin vendor të këtij modeli të quajtur J-20.