Japonia shënon rekord negativ të lindjeve, shifra më e ulët në 120 vjet

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Numri i foshnjave të lindura në Japoni gjatë këtij viti ra për 5.9 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Për herë të parë që nga viti 1899, në Japoni për një vit u lindën më pak se 900 mijë foshnja.

Numri i vogël i shtimit të popullsisë do ta shtojë barrën financiare për kujdesin shëndetësor ndaj popullsisë që po shkon drejt plakjes. Analistët thonë se kjo dukuri do ta rrezikojë edhe rritjen ekonomike të vendit të zhvilluar aziatik.

Popullsia e Japonisë u tkurr për 512 mijë njerëz vetëm gjatë këtij viti për shkak të numrit më të madh të vdekjeve sesa të lindjeve. Vitin e kaluar u lindën 918 mijë foshnja, ndërsa këtë vit vetëm 864 mijë.

Kjo ishte rënia më e madhe e lindjeve të reja në Japoni që nga viti 1975 dhe u shkaktua nga zvogëlimi i numrit të grave të moshës 25 deri 39-vjeçare, tha një zyrtar i Ministrisë së Mirëqenies.

Qeveria pret që shkalla e lindjeve të shkojë në 1.8 për qind. Kjo pritje vështirë se do të bëhet realitet, duke pasur parasysh faktin që kjo përqindje në vitin e kaluar ishte vetëm 1.42 për qind, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme