Japonia ka shënuar fitore të madhe me përmbyse të rezultatit ndaj Gjermanisë.
Ndeshja e parë në Grupin E, u mbyll me rezultat 1-2 në të mirë të japonezëve, shkruan Gazeta Olle.
Pjesa e parë i takoi totalisht gjermanëve, të cilët e mbyllën me epërsi 1-0, me golin e Ilkay Gundogan nga penaltia në minutën e 33-të.
Në 15 minutat e fundit të ndeshjes ndodhi rikthimi i madh i Japonisë.
Fillimisht shënoi Ritsu Doan në minutën e 75-të, ndërsa golin e përmbysjes së madhe e realizoi Takuma Asano në minutën e 83-të të ndeshjes, për t’i dhënë fitoren Kombëtares së tij.
Ndeshja tjetër këtij grupi zhvillohet me fillim nga ora 15:00, ku Spanja do të përballet me Kostarikën.