Gjatë Verës, shefi i Facebook Mark Zuckerberg ndau detaje të rralla se si kishte arritur të ndërtonte një shërbyes inovativ bazuar në inteligjencën artificiale dhe e ndihmon që të menaxhojë shtëpinë.
Me pak fjalë një kontrollues shtëpie që aktivizohet me anë të zërit, që është gjithashtu i aftë të bëjë një ‘tost’ – shpikja e Zuckerberg duket se ka një hile të fshehur, një që s’do t’i ketë punët mirë me gruan e tij, Priscilla Chan. Sipas vet shefit të Facebook, vetëm ai mund të përdorë inteligjencën artificiale sepse ai e programoi veçanërisht që të njohë vetëm zërin e tij.
Ndërkohë që po fliste në Itali të hënën, Zuckerberg ndriçoi turmën pjesëmarrëse me pak detaje për ndihmësin e tij që i ngjason JARVIS-it të Tony Stark në filmin Iron Man. Jo vetëm që mund të bëjë një tost por është gjithashtu i aftë të kontrollojë ndriçimin dhe temperaturën në shtëpinë e Zuckerberg. Ishte gjatë zbulimit të këtij funksionaliteti që Zuckerberg bëri të ditur që ai e kishte programuar që të dëgjonte vetëm zërin e tij.
Komenti shkaktoi të qeshura të pritura nga audienca para se Zuckerberg të zbuste pak fjalët e tij duke thënë, “do t’i jap hyrje sapo ta kem përfunduar.”
Pavarësisht nga fakti që është i vetmi që mundet të kontrollojë temperaturën në shtëpinë e tij, shërbyesi inteligjent gjithashtu është i aftë të hapë portën kryesore ndërkohë që Zuckerberg afrohet, me anë të teknologjisë të njohjes të fytyrës