Jasharaj i SBAShK: Askush s’mund të na e mbyllë gojën se ne jemi zë i punëtorëve të arsimit

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se nuk pranon që askush ta shantazhjoë.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Jasharaj tha se as ai dhe as SBASHK nuk kanë shantazhuar as këtë qeveri dhe as qeveritë e kaluara, por siç u shpreh, ata vetëm bëjnë paralajmërime që të mos kenë nevojë për greva sepse po humbin nxënësit.

“Ne nuk shantazhojmë. SBASHK-u 30 vjet me radhë ka pas presione, edhe në vitet e okupimit nga pushtuesi serb e edhe pas luftës kemi pas ndonjëherë edhe debate e përplasje, por nuk kemi premtuar shantazhe.

“Nuk bëjmë shantazhe dhe askush s’mund të na e mbyllë gojën sepse ne jemi zë i punëtorëve të arsimit”, deklaroi Jasharaj.

Ai po ashtu u shpreh që Nagavci duhet të mësohet me këto sepse siç tha, ata vazhdimisht paralajmërojnë situata me kohë në mënyrë që institucionet të mos thonë se i kemi zënë të befasuar.

“Kemi kërkuar dialog nga i cili ka ikur edhe Hekuran Murati, se Qeveria i ka mbetur borxh arsimit, se ishte vendosur që të kemi dy mbështetje materiale prej 100 eurosh”.

Të ngjashme