Jasharaj: 82 herë e lutëm Albin Kurtin për takim, ai nuk lëvizi asnjë metër

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i SBASHK-ut dhe i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka thënë se i kanë dëguar 82 shkresa ne kërkesë që të kishin një takim me kryeministrin Albin Kurti, por ky i fundit asnjëherë nuk iu përgjigj.

“Qeveria heshti, me fjalë nga larg, me deklarata të pamatura bëri të ndodhë kjo që është. Lutje e lutje, BSPK në arkiva ka 82 shkresa për takime, duke pritur takime dhe dialog, për t’i ikur asaj që më 1 shtator të mos kishim grevë.

Mjafton një ditë e vullnetit të mirë e qeverisë, që të ulemi e të bisedojmë, dialogu është çelësi i zgjidhjes së kësaj pune. Ata harxhojnë kot kohë duke takuar edhe grupe të vogla të njerëzve e jo me ne, po të ulen me ne dhe të fillojnë të realizohen kërkesat tona, situate mund të ndryshojë.

Lutje e lutje dhe jemi në pritje që të kemi dialog, por po them pa dialog, kjo cështje do të vazhdojë kështu. Nuk kemi të drejtë ne që udhëheqim Sindikatat, të mos dëgjojmë kërkesat e tyre”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj: Kemi mbështetjen e vëllezërve shqiptarë – presim takim me Kurtin

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.

Kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj, ka thënë se sindikata të cilën ai e drejton e ka edhe mbështetjen e vëllezërve shqiptarë.

Të ngjashme