Jasharaj sërish paralajmëron greva e protesta në janar

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 12:03 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, sërish ka paralajmëruar greva e protesta në janar, raporton Ekonomia Online.

Në tryezën e AAK-së për pagat në sektorin publik, Jasharaj shtoi se se janë në hall të madh dhe se kanë frikë që arsimi në vend të kthehet në një situatë të pakëndshme.

“SBAShK-u duke u gjendur në situatë të pakëndshme, ka paralajmëruar veprime sindikale. I kemi drejtuar letër subjekteve politike shqiptare që janë brenda Kuvendit. Jemi në hall të madh, padashjen tonë frikësohem që arsimi dhe shëndetësia do të kthehet në një situatë tepër të pakëndshme. Qeveria Kurti ka muaj që ka ardhur po nuk i ka hapur dyert e dialogut”.

I pari i SBAShK-ut theksoi se janari do ta gjejë vendin me protesta e greva, nëse Qeveria nuk i takojnë krerët e kësaj sindikate.

“SBAShK-u mund ta kuptojë pak kryeministrin Kurtin se ndoshta ka detyra tjera, por s’ka mundësi të kuptojë ministrin Murati i cili ka harruar se është edhe ministër i Punëve dhe Mirëqenies Sociale. Ne jemi në presion më të madh të anëtarësisë ,ata po kërkojnë çfarë me ligjin e pagave”.

“Mos i drejtoni shigjetat nga ne, nëse s’ka përgjigje nga Qeveria do të gjendemi në greva e protesta. Më 4 dhjetor me protesta, me 18 me të tjera, janari do të na gjej me greva”.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, tha se ka tetë muaj që po kërkojnë nga të gjitha institucionet zbatimin e këtij ligji dhe nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas tij, përveç që po injorohen ata po degradohen edhe institucionet ndërkombëtar që po kërkojnë zbatim.

“Edhe ne kemi qenë të pakënaqur me koeficientin. Po na ikin mjekët dhe infermierët. Ne i kemi pasur disa shtesa për shkak të Covidit. Kemi dërguar kërkesë që 8 muaj të gjitha institucioneve, se ky ligj duhet që të zbatohet”.

“Ne kemi pas edhe injorancë totale. Jemi të vetëdijshëm pse u kthyer ky ligji nga Gjykata Kushtuese, s’ka vullnet nga Qeveria ngase ky ligji kishte ardhur për një javë. Edhe institucionet e BE-së janë të shqetësuar për këtë ligj. Përveç që ne po degradohemi po injorohen edhe institucionet ndërkombëtare. Ky është mashtrimi i radhës”.

Pleorat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, tha se nga trendi aktual në dhjetë vjetët e fundit vendit do ta lëshojnë mbi 10 mijë mjekë për shkak të kushteve jo të mira të punës.

“Kemi në Kosovës mbi 4 600 mjek të të gjitha niveleve. 140 mjekë janë larguar nga Kosova, për 10 vjet të na largohen mbi 10 mijë mjekë. Prej neve 1 300 tash dalin në pension”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme