Jashari i premton zgjidhje familjes që iu dogj shtëpia

Podujevë | 01 Shk 2017 | 15:03 | Nga

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari, vizitoi sot familjen e Bashkim Behlulit në Podujevë.

Familjes 12 anëtarëshe, e cila jeton në kushte shumë të rënda, mbrëmë i është djegur shtëpia. Kryefamiljari Behluli është i paaftë për punë dhe ekzistenca e familjes së tij varet nga pensioni invalid-or, i cili sipas tij është i pamjaftueshëm për të mbijetuar. Ai ka apeluar tek zëvendësministri Jashari që t’i ndihmohet në rindërtimin e shtëpisë, pasi që me këtë pension ai mezi e siguron ekzistencën për familjen.

Zëvendësministri Behluli, ka shprehur keqardhjen për djegien e shtëpisë, e cila për fat të mirë ka kaluar pa pasoja për familjarët. Ai ka premtuar kryefamiljarit, Bashkim Behluli, se do të angazhohet për një zgjidhje të shpejtë për këtë familje.

Familja e cila mbeti pa kulm mbi krye, është pjesëtare e komunitetit ashkali.

Shtepi Podujev

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme