Java e ftohtë e me riga shiu

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 10:03 | Nga

Masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë prezent mbi gadishullin e Ballkanit, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Këto vranësira në viset e ulëta gjatë natës dhe pjesës së parë të ditës së hënë kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla te dobëta bore, kurse në viset malore pritet të ketë reshje bore të intensitetit të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në zero gradë , kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme