Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 16°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.