Java nis me diell, nga e marta reshje shiu dhe rënie temperaturash

Prishtinë | 11 Maj 2026 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Java e re nis me mot të qëndrueshëm, por nga e marta priten reshje lokale shiu dhe rënie temperaturash në Kosovë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mund të arrijnë deri në 23 gradë.

Të martën parashihet mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira që në disa zona mund të sjellin riga shiu të shoqëruara edhe me shkarkime elektrike. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 20 gradë Celsius.

Edhe të mërkurën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ku vende-vende mund të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale mund të zbresin deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet deri në 18 gradë.

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të enjten. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 18 gradë.

Të premten moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet deri në 20 gradë.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike mbeten të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për perimet pranverore, drithërat dhe pemëtarinë.

Fermerëve u rekomandohet që trajtimet me preparate mbrojtëse t’i realizojnë në intervalet pa reshje dhe me erëra të dobëta.

Të ngjashme