Java nis me temperatura deri në 36°C

Prishtinë | 01 Kor 2024 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Pluhuri saharian do të jetë i pranishëm edhe sot, teksa era do fryjë nga drejtimi i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C, njofton Meteo Kosova.

Të ngjashme