Javë e suksesshme në parandalimin e kontrabandës

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 15:13 | Nga

Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e mallrave të ndryshme në disa raste gjatë kësaj javë, në aksione të ndara janë kapur pije alkoolike, naftë dhe gjësende të tjera të kontrabanduara.

Në rastin e parë përgjatë magjistrales Mitrovicë – Prishtinë, në afërsi të fshatit Milloshevë, është ndaluar një automjet me targa të shtetit Serb ku pas kontrollit është hasur në mall pa dokumentacion përcjellës, mall ky për të cilin nuk janë paguar taksat importuese: Pije alkoolike respektivisht verëra të llojit të ndryshëm mbi 200 litra.

Gjithashtu njësit e doganës në rajonin e Mitrovicës kanë kapur mbi 3000 litra naftë në një transportues me targa të Kosovës, ku pas ndalimit është hasur në mall pa dokumentacion përcjellës, respektivisht derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi rreth
3000 litra.

Gjatë kësaj jave njësit e auditimin kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit dhe Gjilanit në dy lokacione ku dyshohet se ka mallra pa dokumentacion.

Në Lipjan dogana ka ushtruar kontroll te një biznes i cili dyshohet se ka arritur të fus mallrat pa dokumentacion importi përkatës, pas hyrjes në këtë objekt njësit e doganës kanë gjetur dhe sekuestruar sasinë e mbi 250 parë mbathjeve sportive të brendeve si Nike, Adidas dhe Reebook, rasti ka vazhduar për hetime.

Në qytetin e Gjilanit përkatësisht tek një kompani që dyshohej për kontrbandim të mallrave, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e subjektit është gjetur një sasi të mallit pa dokumentacion saktësisht mall pa dëshmi për pagesën e taksave importuese, si vijon : Qese plastike biodegraduese mbi 700 kg dhe mallra të tjera.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar duke përfshirë automjetet e lartcekur, dhe personat e involvuar janë gjobitur.

unnamed-1unnamed-3 unnamed-4 unnamed-2

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme