Javën e ardhshme takohen Putin dhe Macron

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 16:14 | Nga

Më 29 maj, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron do të përurojnë së bashku një ekspozitë që shënon 300 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Francë-Rusi.

Zyrtarë nga Kremlini kanë bërë të ditur se ky takim do të jetë një mundësi e mirë që dy presidentët të njihen më njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net.

“Ky takim jep një mundësi të mirë për të folur sinqerisht dhe për tu njohur me njëri tjetrin”, tha Yuri Ushakov zyrtar i Kremlinit.

Në këtë takim pritet të diskutohen temat aktuale të situatës ndërkombëtare.

Emmanuel Macron ka filluar me takime me liderë të ndryshëm botërorë që nga momenti kur edhe zyrtarisht morri postin  e presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme