Javët e ardhshme do të jenë më të rëndat në Britani sa i përket COVID-19

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Javët e ardhshme do të jenë më të rëndat sa i përket COVID-19 në Britani, derisa është ngritur numri i të infektuarve me variantin e ri të virusit, ka thënë këshilltari kryesor për shëndetësi në qeverinë britanike.

“Javët e ardhshme do të jenë javët më të këqija të pandemisë në kuptim të numrave në kujdesin shëndetësor”, i tha Chris Ëhitty BBC.

Ndërkaq, ministri përgjegjës për programin e vaksinimit ka thënë se Britania do të ofrojë vaksina kundër koronavirusit për rreth 15 milionë njerëz deri në mesin e muajit tjetër.

Të ngjashme