Mijëra tajvanez, protestuan për herë të tretë brenda një jave, të cilët kërkuan taksa më të ulëta dhe trajtimin e drejtë të mosmarrëveshjeve tatimore.
Sipas protestuesve kjo protestë erdhi si frymëzim i asaj në Francë, pasi sipas tyre shkaku i protestës Macro tërhoqi vendimin për rritjen e taksave, ata këtë e quajnë sukses.
Kështu me këto protesta edhe tajvanezët mendojnë se do të arrijnë qëllimet e tyre, kështu ata kanë veshur jelek të verdhë si ata në Francë.
Ata bërtisnin me slogane të ndryshme para objektit të Ministrisë së Financave në Taipei, përcjell Klan Kosova.