Gjenerali Gëzim Hazrolli, i cili është kandidat për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) foli për sfidat me të cilat janë përballur luftëtarët gjatë luftës së fundit.
Gëzim Hazrolli tha se “jemi larë dhe tharë në istikame”.
“Të gjithë luftëtarët kanë pasoja nga ajo që kanë përjetuar gjatë luftës. Por, ka ekzistuar një moral i papërshkrueshëm për ta çliruar vendin tonë. Jemi përballur me sfida të mëdha”, u shpreh ai.