Jennifer Lopez elektrizon skenën e “Rock & Roll Hall Of Fame” gjatë performancës me LL Cool J

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Në natën e mbushur me yje, Jennifer Lopez dukej e mrekullueshme kur doli në skenë për ceremoninë “Rock and Roll Hall of Fame” në Cleveland të shtunën (30 tetor).

Ylli 52-vjeçar i pop-it ndezi atmosferën ndërsa performonte me LL Cool J, të cilit iu dha çmimi i “Ekselencës Muzikore” atë mbrëmje nga Dr. Dre.

LL Cool J dhe J-Lo ishin bashkë atë mbrëmje për të risjellur hitin e tyre të vjetër “All I Have”, të cilin fillimisht e publikuan si single së bashku në vitin 2002, shkruan DailyMail.

Jennifer nxjerri në pah dekoltenë e saj duke veshur një palë sytjena me rripa lëshuar poshtë belit.

Në koncertin e saj të fundit, artistja kombinoi dukjen me një xhaketë blu të gjatë, dhe një palë pantallona të zi. Ajo i ngriti flokët në bishta dhe theksoi tiparet e fytyrës me grim, për të përmbyllur pamjen me disa aksesor.

Ajo dukej e lumtur që u ribashkua me LL, i cili u pa me një veshje të thjeshtë me tuta sportive ngjyrë argjendi, ndërsa dyshja performonin në skenë.

Të ngjashme