Jennifer Lopez është në mesin e 100 personave më me ndikim në botë, sipas përzgjedhjes së revistës Time.
Siç shkruan Time, Jennifer është bërë aktorja e parë latine, e cila ka fituar më shumë se një milion dollarë për rol në film dhe është femra e parë që ka pasur albumin dhe singlin më të shitur në të njëjtën javë.
Jennifer është paraqitur në ballinën e revistës Time veshur në rroba ngjyrë të bardhë. Fustani ka dekolte të thellë dhe krahas tij Jennifer ka lëshuar flokët e gjata me nuancë të ndritshme.