Vitet kanë ndalur për Jennifer Lopez dhe këtë fakt e provon më së miri performance e saj e shkëlqyer fizike në festën e finalistëve të American Idol.
46-vjeçarja u shfaq nën shoqërinë e kolegëve të panelit të jurisë, Keith Urban 48 dhe Harry Connick Jr., 48.
Në festën e zhvilluar në London Hotel, mbrëmjen e së enjtes, ylli i muzikës kishte veshur një trupore Zuhair Murad, e kuqe me shkëlqim dhe dekolte të zbuluar, çfarë të kërkojmë më shumë nga jeta sesa këtë pamje?