Jennifer Lopez reagon sërish ndaj akuzave për ndërhyrje estetike

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, kohëve të fundit është akuzuar se ka bërë ndërhyrje estetike.

51-vjeçarja e kishte ndier të arsyeshme të tregojë se përdor produkte anti-rrudha, për të mos u akuzuar më, shkruan Daily Mail.

Kjo vjen pasi Jlo përmes Instagram-it ishte shprehur se nuk ka nevojë për ‘botox’, pasi ajo çka duhet bërë është të kalojnë kohën me pozitivitet.

Përpos kësaj, ajo sërish ka reaguar edhe në një intervistë për People, derisa thoshte se nuk dëshiron ta quajnë gënjeshtare.

“Nuk dua ta akuzojë askënd. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndërhyrje, është në rregull. Por, nuk dua që njerëzit të gënjejnë dhe të më thonë që nuk më besojnë”, është shprehur ajo.

Më parë gjatë këtij muaji, bukuroshja brune kishte ndarë edhe një rutinë ditorë, me produkte të saj të bukurisë.

Të ngjashme