Jennifer Lopezi akuzohet se kopjoi në detaje Beyoncen

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Nga veshja, flokët dhe deri te kërcimi te një karrige e ndriçuar, performanca e Jennifer Lopez në American Music Awards, për disa dukej shumë e njohur.

Këngëtarja performoi në duet me Malumën, “Pa ‘Ti + Lonely”, kënduar live për herë të parë.

Pavarsisht faktit se gjithçka dukej perfekte, në media sociale filluan menjëherë të postoheshin fotografi dhe “prova” të tjera që tregonin ngjashmëri të dukshme mes performances së saj dhe Beyonces në Grammy 2014 me bashkëshortin e saj, reperin Jay-Z.

Lopez mbante veshur një trupore sensuale, ashtu si Beyonce kur këndoi “Drunk In Love” në Grammy. Ngjashmëria tjetër ishte te stili i flokëve, një prerje e shkurtër dhe gjysmë të lagura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme