Jep dorëheqje Aleksandar Vuçiq

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 15:43 | Nga

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paraqitur sot dorëheqjen e tij nga Parlamenti serb për pozitën të cilën e mbajti si kryeministër.

Teksti i dorëheqjes thotë:

Të nderuar Zotërinj, në përputhje me nenin 132, paragrafi 2 i Kushtetutës së Serbisë, unë paraqesë dorëheqjen time si kryeministër i Serbisë. Dorëheqje kjo për shkak të marrjes së pozitës sime si President i Republikës, pas zgjedhjeve në të cilat unë u zgjodha president i Serbisë, të mbajtura me 2 prill.

Ndërsa, në një intervistë dhënë një media serbe, Vuciq kishte thënë se nuk ka caktuar asnjë emër për kryeministër të Serbisë, dhe planifikon të mos e bëjë këtë, derisa të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë.

Ndër lidhur me kandidatin për kryeministër, Vuciq ka thënë “Një opsion është të jetë një njeri nga partia SNS (Partia Progresiste Serbe, që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq), tjetër opsion është Ivica Daçiq, me të cilin kam pasur bashkëpunim të mirë, dhe opsioni i tretë është dikush që s’i takon asnjë partie politike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme