Jep dorëheqje ambasadori i Vatikanit në Francë, akuzohej për ngacmim seksual

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku e ka pranuar dorëheqjen e Luigi Ventura-s, i cili deri më tash kishte shërbyer si ambasador i Vatikanit në Francë. Ky person është akuzuar për ngacmim seksual.

Selia e Shenjtë ia kishte hequr imunitetin diplomatik Ventura-s në korrik të këtij viti në mënyrë që autoritetet e drejtësisë të mund ta merrnin në pyetje në lidhje me dyshimet për ngacmim seksual.

Ventura i mbushi 75 vjet javën e kaluar. Në këtë moshë, të gjithë priftërinjtë janë të obliguar që ta dorëzojnë dorëheqjen te papa, i cili nganjëherë i pranon ato menjëherë dhe nganjëherë i mban në punë këta individë për kohë më të gjatë.

Autoritetet franceze i hapën hetimet kundër ish-ambasadorit Ventura në janar të këtij viti pasi një zyrtar i Parisit e akuzoi diplomatin për ngacmim seksual,  shkruan “JPost”, transmeton Express.

Vetë Ventura nuk i ka komentuar asnjëherë akuzat kundër tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme