Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë Rukije Mehmeti

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Rukije Mehmeti ka dhënë dorëheje nga pozita e drejtoreshës së Pulmologjisë në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar vet ajo dhe drejtoria e SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.

“Po kam dhënë dorëheqje per arsye private dhe shëndetësore” ka deklaruar Mehmeti.

Ajo ka mohuar t’i jetë bërë presion ose kërkuar dorëheqja nga menaxhmenti, pas skandalit që ndodhi para disa javësh me kufomën e pacientit e cila qëndroi për disa orë në dhomë me pacientët tjerë.

Nga QKUK kanë deklaruar se ende nuk është caktuar ushtruesi i detyrës.

“Ju konfirmojmë dorëheqjen  e drejtoreshës së  Klinikës së Pulmologjisë.  Gjatë ditës do të caktohet një ushtrues detyre”, kanë deklaruar nga QKUK.

Gazeta ka mësuar një prej emrave i cili është pretendent për ta zëvendësuar Mehmetin, por ende nuk dihet zyrtarisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme