Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Drejtorit i AKI-së, Shpend Maxhuni,  ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Në të njëjtën kohë, Haradinaj ka shkruar se e ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut.

Postimi i plotë:

Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Intelegjencës kosovare.

Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.

Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë. RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme