Drejtori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Muharrem Avdiu gjatë ditës së premte e ka paraqitur dorëheqjen e tij.
Avdiu për Express ka konfirmuar se për shkaqe shëndetësore më nuk mund ta vazhdojë pozitën e drejtorit të kësaj klinike.
“Për arsye shëndetësore gjatë ditës së premtë unë kam dhënë dorëheqje”, ka thënë Avdiu.
Në vend të Avdiut si ushtrues detyre e drejtorit është vënë doktoresha Drita Telaku Qosaj.