Jep dorëheqje komplet Bordi i AGK-së

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 13:32 | Nga

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i përbërë nga: Arsim Halili, Beadin Syla, Besiana Krasniqi, Dardan Hoti, Fidan Rama, Majlinda Aliu, Taulant Qenaj, Valdrin Krasniqi jep dorëheqje unanime për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme të AGK-së.

“Ofrimi i dorëheqjes bëhet me qëllim të krijimit të parakushteve për sigurimin e mandatit të plotë tre vjeçar të kryetarit së AGK-së dhe shmangies së situatës për përsëritjen e zgjedhjeve pas 9 muajve për kryetar dhe anëtarë bordi, të parapara sipas kalendarit të rregullt”, thuhet në njoftim.

Bordi konsideron se në rrethanat e krijuara dhe mbështetur në statutin e AGK-së, kjo është zgjidhja më e mirë e cila do të siguronte një proces më gjithëpërfshirës dhe më reprezentativ zgjedhor duke mobilizuar më shumë anëtarësinë për zgjedhjen njëherësh të të gjitha organeve të AGK-së.

“Anëtarët e Bordit falënderojnë anëtarësinë për mbështetjen e deritanishme ndërsa urojnë për një proces zgjedhor të hapur, transparentë dhe të drejtë”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme