Kryeshefi ekzekutiv i NPL “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e kësaj ndërmarrje komunale.
Kjo ndërmarrje menaxhon edhe pishinën publike të Gërmisë.
Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes.
Gjatë ditës së sotme është shkarkuar edhe Hajdar Hoxha nga pozita e kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).